Ministri Damjan Mançevski sërish në vetizolim

Ministri për Shoqërisë Informatike dhe Administratë informoi që gjendet në vetizolim pasi zëvendësi i tij dhe shoferi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, njofton Portalb.mk.

“Pasi kanë shfaqur simptome, zëvendës ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Bajdevski dhe shoferi im u testuan dhe rezultuan pozitiv me kovid-19. Në pajtim me rekomandimet e epidemiologëve, në trembëdhjetë ditët e ardhshme do të jem në vetizolim”, ka shkruar dje ministri në fjesbuk profilin e vet.

Më vonë ai publikoi fotografi me të cilën ka shkruar që vetë është duke e festuar fitoren e LSDM-së.

Kjo është hera e dytë që ministri Mançevski futet në vetizolim. Paraprakisht ai e kishte patjetër të vetizolohet pas publikimit për testin pozitiv të nënkryetarit të LSDM-së, Muhamed Zeqiri e me të cilin kishte pasur kontakt më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button