Marrëveshje për ndihmë makro-financiare prej 80 milionë euro për Maqedoninë e Veriut nga Komisioni Evropian

Komisioni në emër të BE-së ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MM) me Maqedoninë e Veriut për të hapur rrugën për pagesën e 80 milion eurove ndihmë makro-financiare (NMF). Ky është Memorandumi i parë i nënshkruar si pjesë e pakos së NMF-së prej 3 miliardë eurosh që Komisioni propozoi për dhjetë partnerët e zgjerimit dhe ata në fqinjësi për t’i ndihmuar ata të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Fondet e NMF-së do të vihen në dispozicion në formën e kredive afatgjata me kushte mjaft të favorshme. Fondet do të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për ndarjen e burimeve drejt zbutjes së pasojave të rënda negative socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit. Programi i NMF-së për Maqedoninë e Veriut është me vlerë deri në 160 milion €.

“Sot nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi me Maqedoninë e Veriut, duke i hapur rrugën disbursimit të 80 milion eurove në ndihmë financiare. Ky është MM i parë, i nënshkruar si pjesë e pakos së ndihmës makro-financiare prej 3 miliardë eurosh në mbështetje të 10 vendeve fqinje të BE-së. BE-ja është e përkushtuar të luftojë pandeminë e koronavirusit brenda dhe përtej kufijve tanë. Ne shprehim solidaritet Maqedonisë së Veriut: ne jemi më të fortë së bashku. ” tha Paolo Gentiloni, Komisioneri për Ekonomi.

Disbursimi i këstit të dytë dhe të fundit do të kushtëzohet me zbatimin e veprimeve të politikave të dakorduara ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe të përcaktuara në MM. Në mënyrë të veçantë, MM përfshin nëntë kushte të politikave që lidhen me forcimin e qeverisjes fiskale dhe transparencës, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e mbikëqyrjes së sektorit financiar, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe trajtimin e papunësisë së të rinjve. Programi i asistencës do të jetë në dispozicion për një periudhë prej 12 muajsh.

 Konteksti

NMF është pjesë e angazhimit më të gjerë të BE-së me vendet fqinje dhe vendet e zgjerimit dhe ka për qëllim si një instrument të jashtëzakonshëm të reagimit ndaj krizave të BE-së. Është në dispozicion për vendet e zgjerimit dhe vendet fqinje të BE-së që kanë probleme të rënda të bilancit të pagesave. Ajo demonstron solidaritetin e BE-së me këto vende në një kohë të një krize të paparë.

Për të përfituar nga NMF-ja, vendet duhet të plotësojnë parakushtet politike të respektimit të parimeve demokratike, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Ata gjithashtu duhet të përfitojnë nga një program i ndihmës financiare të FMN-së. Në kontekstin e pandemisë COVID-19, NMF-ja është gjithashtu në dispozicion për partnerët që përfitojnë nga fondet e emergjencës të FMN-së, të tilla si përmes Instrumentit të Financimit të Shpejtë (RFI).

Vendimi për sigurimin e ndihmës makro-financiare për dhjetë vende të zgjerimit dhe atyre fqinje në kontekstin e pandemisë COVID-19 u propozua nga Komisioni më 22 Prill dhe u miratua nga bashkë-ligjvënësit më 25 maj 2020.

Përveç NMF-së, BE-ja mbështet Fqinjësinë dhe Ballkanin Perëndimor përmes disa instrumenteve të tjera, duke përfshirë ndihmën humanitare, mbështetjen e buxhetit, programet tematike, asistencën teknike, programeve të kombinuara dhe garancitë nga Fondi Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm për të mbështetur investimet në sektorët më të prekur nga pandemia e koronavirusit.

Për më shumë informata:

Coronavirus: Commission proposes €3 billion macro-financial assistance package to support ten neighbouring countries

Decision of the European Parliament and of the Council on providing macro‐financial assistance to enlargement and neighbourhood partners in the context of the COVID‐19 pandemic

Për më shumë informata mbi ndihmën makrofinanciare në të kaluarën macro-financial assistance operations.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button