Mjekja Xhemaili: Rreziku nga Korona është i madh, respektoni rregullat!

Virusi Korona është një sfidë e re që përballemi të gjithë. Më vështirë e ka personeli mjekësor sepse ata janë në krye të betejës me virusin. Mjekja Blerta Xhemaili, flet për Portalb.mk, duke iu drejtuar të gjithë njerëzve në vend, tregon mënyrat e mundëshme se si mund t’i shmangemi këtij virusi.

Çfarë përvoje fituat nga përballja me virusin Korona, si një virus i panjohur më herët për ju?

Virusi Korona, si një pandemi globale është tejet i paqartë por shumë i vërtet, viruset Korona janë një familje e madhe virusesh që përfshijnë gjithashtu edhe koronaviruset MERS dhe SARS. Personat e prekur kanë kollitje, temperaturë të lartë si dhe vështirësi në frymëmarrje, në rastet më të rënda deri në pneumoni. Mirëpo një pjesë e pacientëve janë edhe pa simptoma duke qenë vetëm bartës të virusit.

Blerta Xhemaili, mjeke
Blerta Xhemaili, mjeke

 Ju si mjeke si e perballoni këtë situatë?
Është një sfidë që përballemi të gjithë sidomos personeli mjeksor që janë në front të parë. Ka qenë një eksperiencë e re edhe për mua si mjeke duke ditur se jemi në një presion të shumëfishtë të përhapjes së saj dhe njëkohësisht frikë pasiqë nuk e di nëse vet do të sëmuresh, apo do të sëmurën njerëzit më të dashur.


Si është gjendja aktuale në vendin tonë sa i përket numrit të të infektuarve?
 

Në vendin tim numri i të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus që nga fillimi i pandemis është i lartë si dhe shqetësues. Rastet e reja pozitive janë nga moshat e ndryshme, numri më i madh i të prekurve  kanë qenë mosha më e vjetër mirëpo edhe të rinjtë nuk janë kursyer varësisht sistemit imunitar. Ndërsa, testet detektojn praninë e antitrupave të virusit dhe praninë drejtpërdrejt të vet virusit.

 Cila mendoni se është zgjidhja për t’a tejkaluar këtë situatë? 

Nese e zvoglohet kontakti në mes njerëzve atëherë shpejtësia e përhapjes do të ulet. Përpiquni që të mos t’a prekni fytyrën tuaj me duar. Viruset janë të afta që të mbijetojnë për periudha të gjata dhe më pas ato mund të hyjnë në trupin tuaj nëpërmjet membranave të mukozes në hundën, gojën dhe sytë tuaj. Virusi përhapet nga personi në person, fillimisht nëpërmjet pikëzave të përhapura në ajër nga kollitja  ose tështitjet. Të sëmurët janë infektues edhe gjatë periudhës së inkubimit, e cila zgjat ndërmjet 4 deri në 11 ditë. Kjo do të thotë se, njerëzit mund të infektojnë të tjerë me virusin edhe nësë ata nuk kanë ende asnjë simptomë.

OBSH parashihte se do të kishte edhe një fazë të dytë më të rëndë në vjeshtë sa i përket virusit, nga ana tjetër numri i të infektuarve në vendin tonë vazhdimisht ka shkuar në rritje. A mendoni se kjo është faza dytë për ne apo ende nuk e kemi kaluar fazën e parë? 

Ne ende jemi në fazën e parë pasiqë numri i të infektuarve dita ditës po rritet, ende se kemi tejkaluar dhe situata po bëhet ende më shqetësuese. Por frika e një vale të dytë të sëmundjes vazhdon ashtu siç paralajmëron edhe OBSH, dhe ajo pritet të ndodh në vjeshtë.

A keni materiale dhe njerëz të duhur për sfidën që përballeni?

Ne si personel mjeksor mundohemi çdo ditë të jemi në shërbim të pacientëve tanë, poashtu jemi të pajisur me maska , doreza , vizera dhe veshje mbrojtëse që sado pak te ulim rrezikshmërinë. Nëpërmjet  telefonit jemi munduar që sa më lirshëm të shprehemi me pacientët e prekur duke pyetur për simptomat që të caktojmë termin për testim. Bëhet fjalë për një pandemi virale, antibiotiket nuk bëjnë punë.

Për dallim prej vendeve tjera të rajonit, pse Maqedonia e Veriut ka numra alarmante të të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi Korona?

Sepse, pas lehtësimit të masave kufizuese shtohen rastet e reja, mosrespektimi i distancës, mos mbajtja e maskave, fshehja e simptomave dhe anashkalimi i tyre si dhe mos paraqitja te mjeku amë.

Çfarë mesazhi keni për njerëzit në lidhje me këtë?

Fillo me pastrimin e duarve mirë e mirë dhe më shpesh, përdorimi i solucioneve të alkoolit, maska për të mbuluar pjesën e hundës dhe gojës, distanca si dhe lëngjet dhe ushqimet e pasura me Vitamin C. Nuk ka vend për panik por shqetësimi mbetet.

Korona tashmë ka shkaktuar një pandemi në gjithë planetin. Aktualish ka 13.6 milion njerëz të infektuar dhe gati 600 mijë njerëz të vdekur në gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button