(Video) Milan i jep leksion futbolli Lazios!

Milan i papërmbajtshëm. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 në “San Siro” përballë Lazios, duke konfirmuar paraqitjet e mira të kohëve të fundit.

Të zotët e shtëpisë dominuan 90 minuta ndaj skuadrës së Petkoviç që shpresonte të konsolidonte pozitat në vendin e tretë. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 40 nga Pazzini ku vetëm 4 minuta më vonë Boateng dyfishoi rezultatin për ta çuar të qetë ekipin në dhomat e zhveshjes.

Lazio kërkon të ndryshojë diçka dhe që në fillim të fraksionit të dytë Cana hyn në fushën e lojës. Pazzini në superformë pasi shënoi golin e tretë të Milanit dhe të dytin personal në këtë takim. “Djajtë” me këtë fitore ngjiten në kuotën e 48 pikëve dhe shkojnë në vendin e 3.

Lajme të ngjashme

Back to top button