OSBE/ODIHR do t’i kumtojë rezultatet e para për zgjedhjet në orën 15:00

Ekipi vëzhgues ndërkombëtar, i dërguar nga OSBE/ODIHR për ndjekjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut sot në konferencë për shtyp që do të mbahet në orën 15:00 do ta kumtojë vlerësimin e parë për zgjedhjet, që u mbajtën dje në vend, njofton Portalb.mk.

Në konferencë për shtyp për rezultatet e para dhe konkluzionet lidhur me procesin zgjedhor, do të flasin Laima Andrikiene, shefe e misionit të posaçëm të ODIHR-së për vlerësimin e zgjedhjeve dhe Daria Papricka, zëvendës shefe e misionit të posaçëm të ODIHR-së.

Misioni i ka ndjekur të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Ekipin bazë të ODIHR-së e kanë përbërë nëntë anëtarë nga nëntë vende-pjesëmarrëse në OSBE, ndërsa në ditën e zgjedhjeve kanë akredituar 26 vëzhgues, ku përfshihen ekspertë ndërkombëtarë dhe personel kombëtar për përkrahje.

Raporti përfundimtar me konkluzione dhe rekomandime potenciale, siç paralajmëroi në intervistën parazgjedhore për MIA-n, shefja e Misionit, Andrikiene, do të publikohet rreth tetë javë pas ditës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button