Inkluziva: Lëshime gjatë votimit të personave me pengesa dhe gjatë respektimit të protokollit shëndetësor

Vëzhguesit e Shoqatës Inkluziva kanë raportuar për lëshime lidhur me hyrjet në vendvotimet dhe për votimin e personave me pengesa. Është vërejtur edhe mosrespektim i protokolleve për mbrojtje nga kovid-19.

“Është vërejtur mos mbajtje ose përdorim joadekuat i maskave mbrojtëse dhe dorashkave nga ana e këshillave zgjedhorë në 15 vendvotime, mosrespektim i distancës fizike në 21 vendvotime, mos ajrosje e hapësirës dhe më tepër persona nga numri i lejuar në 3 vendvotime,” thuhet në komunikatë.

Aty shtojnë që sipas vëzhgimit, problem kryesor mbetet aksesi në vendvotime dhe përdorimi i veglave për votim të personave me pengesa.

“Vëzhguesit raportojnë që nga vendet e vizituara zgjedhore për 20 nuk ka mënyra fizike për hyrje (nuk ka platforma ose ashensorë, ka shkallë ose barriera). Paravanet për votim të personave me pengesa nuk janë vendosur në vende adekuate në22 vende zgjedhore, përkatësisht janë vendosur rreth murit, të bllokuara ose nuk janë vendosur aspak,” njoftojnë nga Inkluziva.

Shabllone me Alfabetin e Brajit dhe vizore për votim të personave të verbër dhe me shqisë të dobët të shikimit nuk janë përdorur në 31 vende.

“Në një vend është vërejtur si shoqëruesi voton për person të verbër pa prani të personit mbrapa paravanit. Në 10 vendvotime nuk janë vendosur ilustrime grafike për procesin e votimit. Katër vëzhgues janë përballur me problem gjatë vëzhgimit dhe komunikimit me këshillat zgjedhorë, ndërsa në një vendvotim një person me pengesa – vëzhguesi është ofenduar nga ana e Këshillit zgjedhor”, është shtuar në komunikatë.

Shoqata Inkluziva i vëzhgon zgjedhjet parlamentare me 70 vëzhgues të cilët janë persona me pengesa në 210 vende zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button