fbpx

ASHAVM: Edhe programi i parë i Radiotelevizionit të Maqedonisë dje e ka shkelur heshtjen zgjedhore

Në kuadër të monitorimit të zgjedhjeve, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio vizuele (ASHMAAV) ka konstatuar që dje, 14 korrik, Servisi i parë programor i Radio Maqedonisë në disa edicione informative ditore ka emituar shtojca për aktivitete të Ministrisë së Punëve të Brendshme për parandalim të krimit potencial lidhur me procesin zgjedhor, në të cilat nga konferenca për shtyp është emituar deklaratë e bartësit të funksionit në organet e pushtetit. Me atë është shkelur heshtja zgjedhore dhe Agjencia do të iniciojë procedurë për kundërvajtje.

“Agjencia sërish përkujton që në pajtim me Kodin zgjedhor, gjatë heshtjes zgjedhore, përkatësisht deri në mbylljen e vendvotimeve, mediat nuk guxojnë të publikojnë çfarë do informate, fotografi, materiale audio dhe audiovizuele lidhur me ose në të cilat marrin pjesë participientë të zgjedhjeve, çfarë do forma të raportimit mediatik të cilat haptazi apo fshehurazi janë në funksion të fushatës së ndonjë subjekti dhe mund të ndikojnë në vendimin e zgjedhësve, të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike dhe/ose i individëve të involvuar në incidente apo parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata të kandidatëve në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit”, thuhet në komunikatën e ASHMAAV-së.

Nga ASHMAAV dje dolën me njoftim për shkelje të heshtjes zgjedhore nga ana e televizioneve Tellma dhe Alsat-M, por edhe me apel për të gjithë radiodifuzerët në vend për ta respektuar heshtjen zgjedhore.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button