Futboll, Gostivari e nis me fitore

Ndeshjet në kuadër të ligës së dytë futbollistike në Maqedoni kanë filluar sot, ku ashtu siç pritej dy skuadrat më të mira Gostivari dhe Euromilk kanë shënuar fitore të thella.

Gostivari shkatërroi skuadrën e Tikveshit si mysafir duke shënuar 5 herë në portën kundërshtare. Serin e golave e hapi  mesfushori strugan Altin Lloga në pjesën e parë, ndërsa më pas shënuan edhe Paunov, Jusufi, Beluli dhe Akcentiev.

Skuadra e Euromilk fitoi më teren mysafir ndaj Maxharit, ndërsa në takimet tjera Skopje minimalisht 1-0 fitoi ndaj Lokomotivës dhe Rrufeja po me të njëjtin rezultat ndaj Vrapçishtës. Miravci vs Korzo barazuan 1-1, Pobeda-Ohri 2004 dhe Novaci-11 Oktomvri përfunduan me rezultat 2-1. Ndeshja mes skuadrës së Babi dhe Makedonija Gj.P luhet të martën në ora 14.

Në vendin e parë në tabelë është skuadra e Gostivarit me 33 pikë të tubuara, ndërsa pas saj radhiten, Skopje,Rrufeja dhe Euromilk me nga 31 pikë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button