Sulmohet me tulla karvani i RDK-së ne Gjorçe Petrov!

Autobusët të cilët mbartnin simpatizantët e RDK-së pjesëmarrës në konventën promovuese të kësaj partie në Shkup, janë sulmuar me tulla dhe gurë në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Janë thyer dy xhama të autobusit dhe janë plagosur tre persona.

Artan Dika, zëdhënësi i RDK-së ka konfirmuar incidentin për Portalb.

“Edhe pse policia e pa incidentin nuk ndërmorri asgjë e as mori shënime për të” thotë për Portalb, kryetari i degës RDK-së në Tetovë, Amdi Saiti.

Më herët, qindra protestues u përleshën me policinë para Qeverisë dhe në Bit Pazar. Protestuesit dolën në rrugë kundër dhunës e cila dje u krye nga huliganët maqedonas mbi shqiptarë kalimtar të rastit në sheshin e Shkupit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button