Filloi sot kampionati futbollistik në Maqedoni

Me ndeshjen Rabotnicki-Horizont Turnova, sot pas po thuajse tre muaj pushim kanë nisur garat në sezonin pranveror të elitës së futbollit vendor.

Skuadra e Rabotniçkin me rezultatin 2:0 iu ka gëzuar fitores së parë në hapje të këtij sezoni. Të parët në këtë pranverë në listën e golashënuesve u regjistruan Ilioski dhe Velkovski.

Kryendeshja e javës së 19-të mes Pelisterit dhe Vardarit që duhej të luhej në Manastir, u anulua si shkak i incidenteve që ndodhën sot në Shkup.

Nesër në program janë edhe dy ndeshje tjera, në të cilat Sileksi në Kratovë pret Dritën e Bogovinës, ndërsa në Shkup, Metalurgu takohet me Teteksin. Përballjet Shkëndija-Renova dhe Bregallnica-Napredoku janë shtyrë për të mërkurën. 

LFPM – JAVA E XIX
Rabotniçki – Horizont T
Pelisteri – Vardari
Metalurgu – Teteksi
Sileksi – Drita
Të mërkurën (06.03.2013)
Shkëndija – Renova
Bregallnica – Napredoku

Lajme të ngjashme

Back to top button