Reali gjunjëzon Barcelonën

Vetëm katër ditë pas ballafaqimit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, Real Madrid dhe Barcelona të shtunën sërish janë ndeshur, kësaj radhe në kuadër të Primera Divisionit, në El Clasicon e 166.

Ndeshja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” përfundoi me fitore te “Mbretërve” me rezultat 2:1.

Reali krijoj epërsinë në minutën e 6-të, ku pas harkimit te Moratas, Benzema e dërgoi topin në rrjetën e Valdesit. 12 minuta më pas, Lionel Messi barazoi rezultatin në 1:1, pasi që arriti të depërtoi pran Ramosit, duke goditur topin me këmbën e majtë.

Fitoren e dytë resht në “El Clasico” Realit ia siguroi Sergio Ramos në minutën e 85-të pas asistimit te Luka Modriqit.

Kjo është humbja e tretë radhazi për Barçën dhe e dyta nga Real Madridi, gjë që dëshmon një lloj krize të skuadrës katalonase.

Ky El Clasico, krahasuar me ata të mëparshmit nuk kishte ndonjë domethënie të madhe, pasi që Barça, mëgjithë humbjen ka 13 pikë më shumë se Reali.

Duke e ditur këtë fakt, Jose Mourinho e la në bankën rezerve Cristiano Ronaldo, duke dashur ta mbaj të freskët para ballafaqimit me Manchester United, të martën, në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve. Portugezi u fut në lojë në minutën e 57-të në vend të Benzemas.

Lajme të ngjashme

Back to top button