PDSH: Në djall të shkojnë zgjedhjet, kur na rrahin fëmijët në rrugë

Grupi parlamentar i PDSH-së ashpër ka reaguar ndaj incidenteve të fundit në Shkup, duke bojkotuar mbledhjen e sotme në kuvendin e Maqedonisë.

Deputetë e PDSH-së thanë se asgjë nuk ka rëndësi më shumë se fëmijët shqiptarë që rrihen dhe malltretohen rrugëve të Shkupit, andaj zgjedhjet nuk janë të rëndësishme në këto çaste kur shqiptarët po dhunohen në mënyrë të turpshme.

Kryetari i grupit parlamentar të PDSH-së Imer Aliu tha se asgjë nuk është më e rëndësishme se fëmijët tanë që po gjakosen dhe rrihen nga huliganët dhe policia maqedonase.

Bekim Fazliu akuzoi BDI-në e cila siç tha ai qëndron indiferente dhe nuk ka marrë masa për dhunën ndaj shqiptarëve të shkaktuar nga huliganët por edhe nga policia maqedonase e cila rreh dhe burgos vetëm protestuesit shqiptarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button