Çulev: Zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike

Në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike kanë kaluar këto zgjedhje. Kjo është dëshmi si për vetëdijen demokratike të qytetarëve ashtu edhe për kapacitetin e institucioneve, para së gjithash të MPB-së, të cilët me shumë përgjegjësi, në mënyrë joselektive dhe në pajtim me të gjitha kompetencat ligjore ka vepruar, vlerësoi sonte ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, shkruan Portalb.mk.

Sipas tij, kjo është garancë se MPB-ja mund të siguroje zbatimin e vullnetit të qytetarëve si dhe për rrespektimin e kushtetutës dhe të ligjeve.

Më pas siç tha, janë ndërmarrë masa për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve duke e pasur parasysh atë që këto zgjedhje u mbajtën në kushte pandemie të shkaktuar nga koronavirusi.

Ai shprehu falënderim për të gjithë të përfshirët në procesin zgjedhor pasi ai ka kaluar në atmosferë demokratike dhe korrekte.

Ministri i Punëve të Brendshme në konferencë shtypi informoi edhe për disa parregullsi të caktuara dhe për masa të cilat janë ndërmarrë dhe procedura të cilat janë ngritur.

“Deri në orën 20 në të gjithë tetë sektorët e Punëve të Brendshme sot nga hapja e vendvotimeve në orën 7 në mëngjes janë evidentuar gjithsej 151 ngjarje, prej të cilave për 31 ngjarje pohimet në denoncimet për të njëjtat nuk janë konfirmuar. Janë konstatuar nëntë shkelje”, tha Çulev.

Ai tha se për shkak të zbardhjes së rasteve janë shoqëruar në polici tetë persona prej të cilëve katër për fotografimin e fletëvotimit – tre persona për shkelje të bëra dhe një tek i cili është gjetur fletëvotimi.

Më së shumti shkelje janë denoncuar në rajonin e SPB Strumicë – gjithsej 38 ngjarje, ndërsa nga 31 në Shkup dhe Shtip, SPB Manastir i regjistroi 23 ngjarje, SPB Kumanovë 14, SPB Tetovë gjashtë dhe SPB Veles pesë, ndërsa më së shumti gjegjësisht tre ngjarje në Ohër.

Denoncimet për ngjarjet në pjesën më të madhe janë për agjitim gjithsej 75, 29 për dhënien e ryshfetit, shkruarjen e grafiteve gjashtë, prishjen e rendit dhe të qetësisë publike pesë ngjarje, fotografimin e fletëvotimit gjashtë, shtatë raste të pengimit të votuesve dhe dy ngjarje të cilat kanë të bëjnë me fotografimin e votuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button