fbpx

Hoxhaj: Së shpejti 5 njohje të reja

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se shumë shpejt do të ketë njohje të reja të pavarësisë. 

Duke raportuar në komisionin e punëve të jashtme, Hoxhaj ka nënvizuar se brenda 3 muajve Kosovën do ta njohin 5 ose 7 shtete. 

Shefi i diplomacisë kosovare ka thënë se i di datat kur do të vijnë këto njohje, por ka preferuar të ruajë maturinë duke mos i bërë ato publike, raporton “RTK”. 

Ndërkohë, ai ka saktësuar se së shpejti Kosova do të anëtarësohet në Këshillin për Bashkëpunimin Rajonal. 

“Kemi pasur sinjale mjaft pozitive nga shtetet anëtare të kësaj organizate dhe ndryshimi i statutit të saj do të kalojë si pikë proçeduriale në takimin e radhës”, ka deklaruar Hoxhaj. 

Sipas tij, në këtë organizatë pritet të hiqet prania e UNMIK-ut dhe të përfshihet Kosova si një anëtare me të drejta të plota, tërësisht si një shtet i mirëfilltë. 

“Jemi optimistë se anëtarësimi i Kosovës në këtë kornizë të bashkëpunimit rajonal do të jetë katalizator i vërtetë në fushën e zhvillimit ekonomiko-social, infrastrukturës dhe energjisë, drejtësisë dhe punëve të brendshme, bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe ndërtimit të kapitalit njerëzor e bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka theksuar Hoxhaj. 

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal do të mblidhet të enjten në Sarajevë dhe anëtarësimi i Kosovës në radhët e tij shihet si një shtysë për integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare. 

Lajme të ngjashme

Back to top button