Janushev nga selia e VMRO-së: Qytetarët dënuan pushtetin duke na votuar neve (VIDEO)

Janushev nga selia e VMRO-DPMNE-së në mënyrë indirekte shpalli fitoren, ai tha se qytetarët kanë dënuar pushtetin dhe kështu kanë mbështetur koalicionin nën moton “Ripërtrirje”, shkruan Portalb.mk.

Ai në një konferencë për shtyp tha se qytetarët kësaj radhe kanë vendosur për ndryshime. Edhe pse ai në një far forme shpalli fitoren, theksoi se ka pasur shumë parregullsi të cilat partia e tij i ka denoncuar vazhdimisht.

“Maqedonia sot vendosi për ndryshime. Qytetarët sot dolën masovikisht për të dënuar pushtetin dhe për të mbështetur ripërtëritjen”, deklaroi Igor Janushev, VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button