Zaev: Nga fletëvotimet e numëruara, kemi fituar 49 deputetë (VIDEO)

2.32 – Ia arritëm që me epërsi të bindshme dhe stabile me mbi tre mandate te deputetëve para VMRO-DPMNE-së, me mundësi për një ose dy edhe më shumë. Koalicioni ynë “Mundemi” është është koalicioni fitues në këto zgjedhje parlamentare, theksoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se sonte gjithçka shtë e qartë dhe se rezultatet tregojnë tre mandate të pastra në epërsi . Theksoi se i presin rezultatet nga vendvotimet më të mëdha, në mjedise e komuna me popullsi dominuese shqiptare, turke dhe rome,  ku, siç tha, presin që të udhëheqin me epërsi edhe më të madhe.

“Në Njësinë e gjashtë zgjedhore presim edhe 30 për qind të votave dhe ao janë mjedise domnuese shqiptare, turq, dhe romë. Sipas qendrës tonë analitike, 49 deputetë kemi ne, ndërsa VMRO-DPMNE – 46 deputetë”, tha Zaev.

Lidhur me atë se kush do të jetë partner i tyre koalicionues dh se a do të koalicionojnë sërish me BDI-në, Zaev tha se për këtë çështje duhet t’i presin rezultatet.

1.35- DREJTPËRSËDREJTI, Zaev mban konferencë për shtyp

Pas përpunimit të rreth 75 për qind të të dhënave LSDM dhe Koalicioni “Mundemi”, në këtë ditë të kristaltë zgjedhore në vendin tonl është fitues dhe vazhdojmë edhe më shumë edhe më mirë, tha sonte në konferencë shtypi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Shtabit qendror zgjedhor, Koalicionit “Mundemi”, tha Nikollovski, shënon trend rritjeje dhe për momentin dhëheq me dy mandate.

Nikollovski shtoi se kanë fitore të sigurt në Manastir me mbi një mijë vota, në Kumanovë me mbi 3.500 vota, në Qendër mbi .100 vota, në Kriva Pallankë me mbi 2.500 vota, në Resnjë me mbi një mijë vota. Ai shpalli fitore edhe në Krushevë, Dibër, Dollnen, Llozovë, Prilep, Dellçevë, Berovë, Koçan…

Nikollovski: Presim fitore të sigurt (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Lupço Nikollovski në konferencën për shtyp theksoi se presin që sitore të sigurt dhe mandat të pastër për koalicionin e tyre “Mundemi”, transmeton Portalb.mk.

Ai potencoi se sot kemi pasur ditë të qetë dhe dinjitoze dhe e sigurt shëndetësore, siç i takon, tha ai, një shteti të lirë, demokratik dhe evropian, një anëtareve të NATO-s dhe negociuesi të ardhshëm me Bashkimin Evropian.

“Ju falënderohem të gjithë qytetarëve të cilët sot dolën të votojnë, duke i respektuar të gjithë masat për mbrojtje nga koronavirusi dhe e dhanë kontributin e tyre drejt zhvillimit të shoqërisë sonë demokratike. Akti i votimit është përgjegjësi e jonë para ardhmërisë, por edhe nvestim i ynë në procesin demokratik. Jemi dëshmitarë të një procesi zgjedhor të realizuar në mënyrë demokratike dhe profesionale dhe për këtë arsye duhet të jemi krenarë”, tha Nikollovski në konferencën pas mbylljes së vendvotimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button