fbpx

Prokuroria Publike: Procesi zgjedhor në atmosferë të qetë, pa parregullsi më të mëdha (VIDEO)

Komisioni për ndjekje të parregullsive eventuale me ekzekutimin e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit konstaton se zgjedhjet parlamentare 2020 janë zhvilluar në atmosferë të qetë, pa parregullsi më të mëdha, njoftoi sonte prokurori publik Xhelal Bajrami, kryetar i Komisionit, njofton Portalb.mk.

Në adresën elektronike izbori@jorm.mk në të cilën qytetarët kanë mundur të paraqesin dyshime për vepër të kryer penale lidhur me zgjedhjet dhe votimin, siç informoi ai, kanë mbërritur 24 njoftime për ngjarje të ndodhura gjatë procesit zgjedhor, duke përfshirë edhe ditën e sotme gjatë votimit. Nga gjithsej 24 njoftime, njoftoi Bajrami, tre u dedikohen ngjarjeve në vendvotime të ndryshme dhe qytete ku personat të cilët e kanë realizuar të drejtën e votës i kanë fotografuar fletëvotimet.

Prokurori Xhelal Bajrami sqaroi se nuk ka afate ligjore për t’i dhënë një epilog këtyre rasteve zgjedhore, si dhe për atë se a do të vazhdojnë hetime deri në partinë nga vjen i dënuari për parregullsi zgjedhore.

“Numri më i madh i tyre ka të bëj me propagandën dhe blerjen e votës për parti të caktuara poliitke”, raportojnë nga PTHP. Ata gjithashtu tregojnë se janë dy raste ku qytetarët kanë fotografuar fletën e votimit.

Prokuroria raportoi edhe për rastin e Prokurorisë themelore publike – Strumicë, ku dyshohet një person se në pompën e benzinës në fshatin Vasilevo, ka ofruar kartela për lëndët djegës vetëm për të votuar për një parti të caktuar. Prokuroria ka urdhëruar zbardhjen e rastit si sigurimi i video-kamerave.

PTHP raportoi se në Prokurorinë e Strumicës janë pranuar edhe dy raste të reja që kanë ndodhur dje. Një rast është për fshatin Dobradinci dje rreth orës 21:00, ku një person dyshohet se ka ofruar para për t’u votuar një parti e caktuar. Rasti i dytë është në fshatin Drazhevo rreth orës 21:50, ku dyshohet se një i punësuar në Qendrën për punë sociale, ka kryer propagandë e kërcënim për t’u votuar një parti e caktuar.

Në Prokurorinë themelore publike në Koçani ka filluar zbardhja e gjashtë rasteve të paraqitura deri tani, ku dyshohet për ryshfet dhe propagandë zgjedhor, si dhe transport i organizuar i votuesve deri në vendvotime.

Prokuroria raportoi edhe për rastin në shkollën “Petar Pop Arsov”, ku u regjistrua një aksident që filloi për shkak të skadimit të afatit të letërnjoftimit të një votuesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button