ASH-Alternativa: Jemi në epërsi në shumicën e komunave në Njësinë 6 (VIDEO)

23.10 – Ziadin Sela dhe Afrim Gashin në pres konferencën para medieve shpallën fitoren në shumicën e komunave të Njësisë 6.

“Deri tani sipas rezultateve që kemi mbledh ne si shtab jemi në epërsi  në shumicën e komunave në Njësinë 6, si në Gostivar, Bogovinë, Vrapçisht,Bërvenicë, Teracë. Po ashtu ju njoftojmë se kemi fituar edhe Haraçinën e cila është kthyer në bastion të shqiptarëve”, tha Sela.

21.30 Pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare në RMV, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dolën me konferencë të përbashkët nga ku njoftuan se ky koalicion është në epërsi të madhe dhe se presin fitore bindëse.

“Falënderojmë numrin e madh të shqiptarëve që dolën për të votuar, edhe përkundër presionit të madh dhe gjendjes së pandemisë. Sipas informacioneve nga shtabet tona, ne jemi në epërsi të madhe dhe presim fitore bindëse. Në lidhje me procesin zgjedhor mund të themi se janë zgjedhjet më jokorrekte që janë zhvilluar në vend, ne si favorit, ishim në trusni të tri palëve, që bashkëpunuan mes vete që të na dëmtojnë.  Ne jemi pala e dëmtuar në këtë proces zgjedhor”, tha Arben Taravari.

Ai shtoi se kishte shumë parregullsi në këtë proces zgjedhor, dhe përmendi i përmendi disa nga ato, duke thënë që në pres konferencën e radhës do kenë informacione më të detajuara.

“Në këtë proces zgjedhor kishte shumë parregullsi dhe ishte jokorrekt. Në fshatin LLojanë radhitja e fletëvotimeve ka qenë e parregullt e numrave serik, gjë që ka vënë në dyshim mungesën e fletëvotimeve. Në fshatin Ramali të Kumanovës, është  regjistruar i ashtuquajturi tren bullgar ndërsa në mbrëmje dikush ka nënshkruar për dike tjetër. Probleme të shumta ka pasur edhe në zonën e Sarajit”, tha Taravari.

Pres konferenca e radhës e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në të cilën do të flasin kryetarët e dy partive, do të mbahet në orën 23:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button