Fule-Besimi: kriza rrezikon integrimet

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, pas takimit të sotëm kanë thënë se kriza politike e Maqedonisë, po rrezikon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Me bashkëbiseduesit e mi biseduam për raportin për progresin e arritur nga Dialogu në Nivel të Lartë dhe për marrëdhëniet fqinjësore, që është një nga konkluzionet e Këshillit të BE-së. Gjatë këtyre takimeve, u vu fokusi mbi progresin dhe tejkalimin e të gjitha sfidave për situatën aktuale politike, në atë mënyrë që të vihet në rend të parë interesi i qytetarëve dhe i shtetit, lidhur me perspektiven euroatlantike”, ka deklaruar Besimi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button