fbpx

Ali Ahmeti: BDI ka fituar (VIDEO)

23.44 – Ali Ahmeti: BDI ka fituar

Kreu i BDI-së, Ali Ahmemti derisa paralajëmroi fitoren e subjektit të tij politik, tha se me këtë fitore të BDI-së kanë fituar gjithë shqiptarët dhe se nuk ka humbur askush.

“Do jemi dalzotës të vërtet të ët gjithë shqiptarëve, ashtu siç kemi qenë për 18 vite me radhë”, tha Ahmeti në paraqitjen e tij të parë, pas përfundimit të procesit të sotëm zgjedhor.
“Falënderoj votuesit që në këto rrethana paksa të vështira iu përgjigjen thirrjes për dalje në zgjedhje. Në këto rrethana të rënduara ne vërtet në rend të parë e kemi pas shëndetin, por kjo duhej ndodhur sepse shteti pa institucione nuk mund të funksionojë. Andaj një mirënjohje të thellë sepse kjo është një sakrificë që kanë bërë njerëzit”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, duke nënvizuar atë që BDI nuk do të punoj vetëm për votuesit e saj por për të gjithë shqiptarët.

“Jemi fitues absolut në të gjitha zonat zgjedhore. Në zonën zgjedhore numër 1, fitues BDI, Në zonën numër 2 fitues BDI, në njësinë zgjedhore 5 fitues BDI dhe në njësinë e 6 zgjedhore fituese BDI. Kemi siguruar mbi 100 mijë vota”, tha Ahmeti.

Pas kësaj, simpatizantët e BDI-së festuan me lodra.

23. 15 – KONFERENCA E TRETË E BDI-SË

Kandidati për kryeministër, Naser Ziberi tha se jozyrarisht BDI ka fituar, por se priten rezultatet e KSHZ, uebsajti i të cilëve ende nuk punon.

22.40 – KONFERENCA E DYTË E BDI-SË

Zëdhënësi i BDI-së deklaroi se BDI-ja nga 50 për qind të të të dhënave BDI-ja po udhëheq bindshëm në Tetovë dhe Çair. Ai madje theksoi edhe fitore të thellë në Komunën e Sarajit dhe Dibrës. Osmani shpalli fitore edhe në Komunën e Likovës dhe Kërçovës.

“Fitore në Teracë, Sopishte, Manastir dhe Strugë”, tha Bujar Osmani.


Bujar Osmani nga BDI, thotë se partia e tij pret fitore të madhe, transmeton Portalb.mk. Ai ka bërë thirrje për bashkim të partive shqiptare për, siç tha “ta pasur kryeministrin e parë shqiptar”. Ai tha se zgjedhjet kanë shkuar mirë dhe në mënyrë demokratike.

“Edhe pse ende presim rezultatet, jemi krenarë për një fushatë pozitive dhe të fuqishme për kryeministrin e parë shqiptar por edhe për një jetë më të mirë për të gjithë në RMV. Nga ajo që dimë, ne kemi shumë besim se kemi arriur qëllimin tonë zgjedhor për të sjellë BDI-në në një pozitë për të kërkuar kryeministrin e parë shqiptar.” tha ai.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button