Deklarata e Zoran Zaevit pasi votoi në Strumicë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka votuar në qytetin e tij në Strumicë. Ai pas votimit tha se institucionet shtetërore kanë treguar kapacitet që të organizojnë zgjedhje të këtilla specifike me respektimin e të gjitha protokolleve shëndetësore.

“Këto janë zgjedhje më të ndryshme se zgjedhjet e tjera, por jo më pak të rëndëshishme. Me rezultatin e këtyre zgjedhjeve do të dimë në cilin pozicion, si do të arrijmë 4 vitet e ardhshme si do të jetë jeta e qytetarëve për 4 vite. Nga vendimi i sotëm i qytetarëve do të varet se kush do të kujdeset për shëndetin e qytetarëve, kush do t’i hap dhe do t’i mbyll kapitujt me BE-në, por edhe kush do të kujdeset për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qytetarëve”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button