Thaçi përfundoi intervistimin në ditën e tretë në Gjykatën Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar procesin e intervistimit në ditën e tretë në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sot në procesin e intervistimit Thaçi ka hyrë në orën 13:00 ndërsa ka qëndruar brenda për rreth 6 orë.

Presidenti kosovar i cili ka dalë nga hapësirat e gjykatës rreth orës 19:00 nuk është deklaruar për media pasi ka përfunduar procesin e intervistimit, por është bërë e ditur se intervistimi i tij do të vazhdojë edhe të enjtën e 16 korrikut.

Nga dita e parë e intervistimit kur ai u deklarua se u diskutuan çështje teknike, nuk është bërë e ditur se për çfarë është pyetur në ditën e dytë dhe të tretë presidenti Thaçi i cili po akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte.

Bashkë me ish-kryeparlamentarin Veseli dhe të tjerë, në aktakuzën e bërë publike më 24 qershor, pretendohet se Thaçi dhe Veseli si dhe të dyshuar të tjerë, janë “penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”, ndërsa këto krime sipas të njëjtit burim, përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button