CIVIL: Një rast i lajmeve të rreme, shënohen disa raste të reja të parregullsive zgjedhore

Një votues ka dhënë deklaratë për një nga televizionet, pas votimit, dhe ka pretenduar se paneli ka qenë i ulët dhe se vëzhguesit i kishin sugjeruar se cilin të votojë, njofton CIVIL.

Vëzhguesi i CIVIL-it në raportimin nga ky vendvotim mohon se ngjarja është e vërtetë, gjegjësisht, se bëhet fjalë për dezinformatë.

KËTO JANË TË DHËNAT NGA VËZHGIMI I CIVIL-it:

Në VV 1371, në shkollën fillore Koço Racin në Prilep një person votoi me kartë identiteti të pavlefshme që është verejtur pas hedhjes së votës.

Një votues dha deklaratë në Kanal 5 pas votimit, duke thënë se paneli ka qenë i ulët dhe se vëzhguesit i kishin sugjeruar se për ken të votonte, gjë që sipas vëzhguesit nga CIVIL-i ështe gënjeshtër se dikush i kishte treguar për ken të votonte.

Në VV 1064/1 BZ i lejon një personi që të ndihmojë person të moshuar që ka vështirësi në të pamurit, por personi nuk e ndihmon por i thotë personit tjetër se çfarë të rrethojë.

Në VV 2936/1 komuna e Çairit në shkollën fillore Imri Elezi, BZ vendosi panelet njërën pas tjetrës, ndërsa para kësaj ato ishin të vendosura siç duhet. Arsyeja e zhvendosjes nuk dihet.

Provokim për vëzhguesit e CIVIL-it në VV 2920/1 në ShF Penko në komunën e Butelit, se ata marrin 5-6 mijë për vëzhgimin dhe janë pyetur pse Ju nga CIVIL-i bëjnë gjiro çdo pesë minuta, PSE ?

Në shkollën fillore Petar Zdarvkovski Penko në Butel në VV2920/1, një anëtar zëvendës i bordit zgjedhor takon një të njohur para shkollës, e përshëndet dhe e pyet nëse e ka votuar LSDM-në.

Në shkollën fillore 25 maj, në Gazi Babë, në VV 2507/1 ka vetëm dy anëtarë të BZ nga gjithsej katër që duhet të jenë në detyrë. Anëtarët e BZ sqaruan se KSHZ-ja nuk kishte pas mundësinë të sigurojë dy anëtarë tjerë.

Transport i organizuar i votuesve në Shtip. Qarkullon nëpër qytet gjithë mëngjesin, është raportuar nga qytetarët, dhe u kap duke transportuar një grua nga shtëpia saj deri në vendvotim dhe mbrapa.

Një qytetar ka bërë një fotografi jashtë vendvotimit në VV 2580, në Gjorce Petrov. Policia e paralajmëroi dhe i kërkoi që të shlyente fotografinë.

Një qytetare ka votuar pa u kontrolluar me llambë UV në vendvotimin 2808, në Institutin e Rehabilitimit në Qendër.

Në vendvotimet 581, 582 dhe 583, në shkollën fillore Sh. Klimenti I Ohrit, Dellçevë, janë shënuar 5 raste të votuesve që nuk janë në Listën e Votuesve, ndërsa kartat e tyre të identitetit janë lëshuar në shkurt të vitit 2020.

Një anëtar i Bordit Zgjedhor që kontrollon votuesit me llambë UV, merr kartat e tyre të identitetit dhe lexon me zë emrat e votuesve. U shënuan 6 raste në VV 2908, në Institutin e Rehabilitimit, Qendër.

Në VV 2243 në komunën e Çashkës, një votues i moshuar ka ardhur në vendvotim dhe është ndalur pas panelit që të votojë . Kishte dalur jashtë dhe nuk e kishte futur fletën e votimit në kuti. Sidoqoftë, Nënkryetari i BZ ia ka kthyer letërnjoftimin dhe votuesi është larguar. Pas tij ka ardhur të votojë njëkushërire e tij, e cila i ka futur të dy fletëvotimet në kutinë e votimit. Nënkryetari komentoi: “Tani që kemi këtu një person nga CIVIL-i që na vëzhgon, le të mos harxhojmë kohën për imtësira”. Ngjarja nuk u regjistrua në procesverbal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button