Kosova publikoi rezultatet e 24 orëve të fundit në lidhje me virusin korona

Instituti kombëtar i shëndetësisë publike në Kosovë raportoi për 119 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit, si dhe për 92 pacientë të shëruar.

“Më datën 14 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive”, raportojnë nga Instituti.

Deri më tani në Kosovë janë të regjistruar gjithsej 5,237 raste me virusin korona dhe 112 viktima.

“Më datë 14 korrik 2020, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.462 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.663”, raportojnë nga Instituti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button