Largimi i PS-së nga komisioni, Halimi: Edhe sot opozita i tha jo BE-së

Ministri i drejtësisë  Eduard Halimi ka reaguar sot në lidhje me largimin e opozitës nga mbledhja e komisionit të ligjeve ku po diskutohej projektligji për Administratën Gjyqësore.

Në një mesazh në Facebook, Halimi thekson se edhe njëherë opozita tregoi se kërkon të bllokojë reformat që do të bëjnë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Sot opozita në mënyrë brutale, i tha JO, BE-së në komisionin e ligjeve, duke u përpjekur të ngrejë mure bllokimi për reformat. Edhe sot deputetët e opozitës bojkotuan seancën duke bojkotuar detyrimin që kanë ndaj votuesve të tyre dhe qytetarëve që paguajnë taksa për rrogat e tyre. Ata sot u larguan dhe morrën rrogën nga taksat e qytetarëve, por nuk përmbushën detyrimin që ata kanë ndaj qytetarëve që u kanë dhënë votën të ulen në ato karrige” shkruan Halimi.

Ndërsa  e ka cilësua si shumë të rëndësishëm projektligjin për administratën gjyqësore, Halimi theksoi se pavarësisht mos bashkëpunimit të opozitës kjo reformë nuk do të ndalet.

“Ne ndryshuam sistemin e drejtësisë duke e bërë atë më transparent se kurrë më parë. Implementuam shortin dixhital, ku qytetarët mund të shohin 24 orë në 24 se çfarë ndodh në gjykata, instaluam teknologjinë më të lartë në rajon për rregjsitrimin audio të çdo seancë, që qytetarët të degjojnë dhe të shohin në dritë të diellit se çfarë thuhet ne çdo seancë. Sot eshte rradhe e reformimit edhe te admininstrates gjyqesore, dhe ne do ta reformojme, pa na penguar dot askush, pasi sistemi i drejtesise ka nevoje per reforma qe duhet te miratohen ne parlament. Ne jemi ndryshimi..Perpara” shton më tej Halimi./Zhurnal

Lajme të ngjashme

Back to top button