Tetovë, nuk ka parregullsi zgjedhore, votuesit i respektojnë masat kundër virusit korona

Në vendvotimin 1875 në shkollën “Liria” të Komunës së Tetovës, votimi rrjedh pa probleme, njofton Portalb.mk.

Sipas anëtarëve të Këshillave Komunal Zgjedhor, deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullsi, ndërkaq qytetarët po i respektojnë masat kundër virusit korona.

“Votimi është në gjendje normale, pa ndonjë parregullsi. Gjithashtu respektohen masat për parandalimin e virusit korona”, thonë anëtarët.

Videon nga vendi i votimit mund ta gjeni: KËTU.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të cilat janë të përditësuara së fundmi në orën 13:40, dalja e votuesve është 20.52%, apo deri më tani kanë votuar 17,349 zgjedhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button