AK denoncon: Policia dhe prokuroria po ushtrojnë presion politik ndaj nesh

Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar se ndaj tyre po ushtrohet presion politik.

Sipas AK, presion po ushtrohet ndaj kryetarit të AK, Kreshnik Spahiu, disa drejtuesve të tjerë në qendër dhe në rrethe, ndërsa po merren në pyetje aktivistët e AK pas çdo aktiviteti apo tubimi.

Sekretari Organizativ i Aleancës Kuq e Zi, Redi Ramaj, tha se pas këtyre presioneve qëndron kryeministri Sali Berisha.

“Aleanca Kuq e Zi informon opinionin publik se brenda 24 orësh i gjithë mekanizmi i dhunës në duart e shtetasit Berisha është vënë në dispozicion të goditjes sistematike të kryetarit të Aleancës Kuq e Zi, zotit Kreshnik Spahiu dhe drejtuesve të Aleancës Kuq e Zi në disa rrethe të vendit. Aleanca Kuq e Zi shpreh shqetësim të thellë dhe denoncon publikisht presionin shtetëror dhe politik të ushtruar nga policia dhe organi i akuzës, sigurisht më urdhër të pseudo-demokratit dhe diktatorit të ri të shqiptarëve,” tha Ramaj.

“Aleanca Kuq e Zi është informuar se vetëm dje kryetari i Aleancës Kuq e Zi është kontaktuar tre herë nga prokuroria dhe oficerët e policisë gjyqësore. Kontakti i policisë gjyqësore ka qenë në të njëjtën ditë nga polici dhe prokurori rrethesh të ndryshme dhe për tre çështje të ndryshme penale, që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën./Gazetatema

Lajme të ngjashme

Back to top button