YouTube bllokoi Lëvizjen Identitare Austriake

Lëvizjes Identitare Austriake dalëngadalë po i mbarojnë kanalet e komunikimit. Tani edhe YouTube bllokoi kanalin e kësaj lëvizjeje ekstreme të djathtë, shkruan Dojçe Vele.

Pas Facebook-ut, Instagram-it dhe Twitter-it edhe YouTube bllokoi llogaritë e bashkëthemeluesit të organizatës ekstreme të djathtë Lëvizjes Identitare Austriake, Martin Sellner.

Një deklaratë të Google, kompania mëmë e platformës për shpërndarjen e videove YouTube, thuhet se “Google / YouTube konfirmojnë që llogaritë e Martin Sellner janë bllokuar për shkak të shkeljeve të politikës sonë për gjuhën e urrejtjes.” Për arsye ligjore kompania nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm.

Nëse hap kanalin e Martin Sellner, shfaqet një mesazh që thotë, “Kjo llogari është mbyllur, sepse shkel kushtet e shërbimit YouTube”. Sellner njoftoi në faqen e tij të internetit se “do të ndjekë rrugë ligjore kundër kësaj mbylljeje pa bazë”.

Llogaritë Marin Sellner në Facebook dhe Instagram janë bllokuar që në vitin 2018. Javën e kaluar këtë gjë e bëri edhe Twitter duke bllokuar llogarinë përkatëse për shkelje të rregullave të Twitter-it.

“Zëvendësimi i Madh”

Sellner dhe përkrahësit e Lëvizjes Identitare mbrojnë teorinë konspirative dhe komplotiste të “Zëvendësimit të Madh”. Sipas kësaj teorie ka një plan për zëvendësimin e qëllimishëm të evropianëve të bardhë nga emigrantë me ngjyrë. mbi të cilën shkruhej: “Erdogan, merri turqit e tu në shtëpi”.

Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Identitare austriake, Martin Sellner, tërhoqi vëmendjen mediatike në vitin 2019 kur u bë e ditur se kishte kontakte me atenatorin e  Christchurch-it, Brenton Tarrant.

Në mars 2019 ekstremisti i djathtë australian vrau 51 muslimanë në një xhami në Christchurch, në Zelandën e Re. Pas kësaj ngjarjeje në kuadrin e hetimeve u mor vesh se Brenton Tarranti i kishte dhuruar në janar 2018 Sellnerit 1.500 euro. Brenton Tuarant është autori i manifestit me titull “The Great Replacement” (Zëvendësimi i Madh).

Në raportin e fundit për Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, pjesëtarët e Lëvizjes Identitare në Austri klasifikohen si “bartës të ekstremizmit të djathtë modern”. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e klasifikon gjithashtu Lëvizjen Identitare si “qartësisht ekstremiste e djathtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button