Civil: Këto janë vërejtjet tona më të reja, ka parregullsi nga më të ndryshmet

Në konferencën për shtyp të orës 13:30 të organizatës Civil që monitorojnë zgjedhjet në gjithë vendin, janë raportuar disa shkelje gjatë këtij procesi në Maqedoninë e Veriut, shkeljet kanë qenë të ndryshme, edhe atë mos-përputhje të listës së vendvotimeve me numrat, presion ndaj vëzhguesve, pamundësimi i votimit të personit në karrocë, shkruan Portalb.mk.

Këto janë disa nga vërejtjet e Civilit deri në ora 13:30.

  • Në një vendvotim në Komunën e Sarajit në fshatin Llaskarcë, anëtarë të KSHZ-së kanë mbyllur vendvotimin pas njoftimin se lista e votuesve nuk është përputhur me numrat, vendvotimi nuk ka punuar për 30 minuta dhe pasi është ri-kontrolluar lista, është konfirmuar se nuk ka parregullsi. Megjithatë, sipas policisë problemi ka qenë për shkak të lajmërimit për ryshfet të votuesve, momentalisht votimi është i hapur dhe procesi vazhdon në rregull.
  • Në Veles përpara vendvotimeve, është regjistruar grumbullim i shoqatave dhe mbështësve partiak nga Velesi të një partie të caktuar të cilët janë larguar pas ndërhyrjes nga policia.
  • Në Gazi Babë disa votues kanë sjellë stilolapsa nga shtëpia. Mirëpo, komisioni zgjedhor nuk i ka lejuar të votojnë me ata.
  • Presidenti i vendvotimit 2350 në Hipodrom, vëzhgueses së Civilit i ka thënë se ajo është dashur ta njoftoje komisionin paraprakisht për vëzhgim. Kjo është presin mbi vëzhguesit nga Komisioni Komunal Zgjedhor.
  • Në Dimitar Vlahov në Manastir, një votues me karrocë invalidësh nuk ka mundur të votoje apo ta shfrytëzoje të drejtën e tij për shkak se vendvotimi gjendet në katin e parë dhe nuk ka rampa hyrëse.
  • Në Shtip, një votues u kalua me llampë mbi gishtin e majtë ndërsa është spërkatur në gishtin e dorës tjetër.
  • Rreth orës 10:00 presidenti i vendvotimit në Çair ka dalë nga vendvotimi dhe ka munguar për 20 minuta
  • Në Kavadar, presidenti i njësisë zgjedhore ka munguar për një kohë të gjatë gjithashtu.
  • Në Strumnicë një votuese ka hyrë në vendvotim me maskë me mbishkrimin e një partie politike, nuk është lejuar të votoje derisa e ka heq.
  • Në Kumanovë një vëzhgues partiak është larguar nga vendvotimi për çdo 5 deri 10 minuta dhe ka folur në celular, dhe në secilin kthim në vendvotim ai është shoqëruar me nga 1 ose 2 votues.

Ndryshe, dalja e votuesve deri në ora 13:00 është 23.71% ndërkaq dalja më e vogël e votuesve është në zonen e 6 zgjedhore, edhe atë të drejtën për votë në këtë zonë deri në këto momente e kanë shfrytëzuar vetëm 15.58% e qytetarëve me të drejtë vote.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button