fbpx

Muharemi : Synojmë pjesën e epërme të tabelës

Futbollisti 21 vjeçar i Dritës së Bogovinës Qahil Muharemi deklaroi se synimi i tij me Dritën për këtë sezon është pozicionimi i skuadrës në një nga vendet e pjesës së sipërme të tabelës.

“Faza përgatitore në Banjat e Negorcit ishte shumë efektive për skuadrën, mendoj se tashmë jemi gati për të filluar sezonin. Në ndeshjen e parë udhtojmë drejt Kratovës ku do të përballemi me skuadrën e Sileksit. Do të përpiqemi që ta fillojmë mbarë këtë edicion prandaj do shkojmë për të marrë tre pike në Kratovë” u shpreh Muharremi për Portalb.mk

Mbrojtësi tetovar i cili tashmë 12 vjetë është anëtar i skuadrës së Dritës është aktivizuar edhe me reprezentacionin U15 të Maqedonisë, ndërsa tani pritet të aktivizohet edhe nga kombëtarja U21.

Muharemi këtë afat kalimtar ishte synim i skuadrës së Renovës, por bogovinastit arritën që ta mbajnë mbrojtësin edhe gjatë këtij sezoni në radhët e tyre, ndërsa më parë është provuar edhe në skuadrat e mirënjohura evropjane si Bresha e Italisë dhe Friburgu i Gjermanisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button