Deri tash në MPB janë regjistruar raste të agjitimit, grafite të paligjshme, ofrim të parave për votë, 1 i arrestuar

Nga hapja e vendvotimeve deri tash është regjistruar një rast i prishjes së rendit dhe qetësisë publike në Shkup, edhe atë në vendvotimin e SHF “Petar Pon Arsov”, ku personi me inicialet V.SH (47) e ka prishur rendin duke u fjalosur me komisionarët e vendvotimit, si dhe në një momenti ai e ka krehur për çante njërën prej tyre, pas kësaj me telefon ka fotografuar vendvotimin.

Personi është privuar nga liria dhe për këtë është njoftuar prokurori publik për masa të mëtutjeshme.

Angelovski njoftoi se votimi në vendvotimet tjera aktualisht është duke u zhvilluar qetë, votuesit po respektojnë protokollet për votim, kurse nga parregullsitë e denoncuara në MPB, ka raste të agjitimit, bartja e votuesve në vendvotim, shkruarja e grafitive në vendvotime, si dhe disa denoncime për ofrimin e parave në këmbim të votës.

Këto janë disa nga denoncimet që kanë arritur deri te MPB, dhe derisa të konfirmohen faktet, do të njoftojmë opinionin për më tutje.

Angelovski njoftoi se në ora 7:30 në Bit Pazar është raportuar se janë shkruar grafitë me përmbajtje që lidhen me zgjedhjet, në vend votimin te SHFK “7 Marsi” dhe SHFK “Hasan Prishtina”, ndërsa grafitet janë shkruar edhe në lagjet “Kosta Abrasheviq”, “Braqa Rexhepagiq” dhe “Petre Georgirev” në Çair.

Ndërkaq nga SPB, Veles njoftojnë se në fshatin Sirkovo afër një vendvotimi janë regjistruar grafitë me përmbajtje që lidhen me zgjedhjet.

Agjitim është paraqitur në Sektorin për Punë të Brendshme në Strumnicë, në fshatin Piperovo dhe Nov Dojran, ku një person ka kërcënuar tjetrin për të votuar për një parti politike të caktuar.

Në departamentin e policisë Novo Sello, zëdhënësi i MPB-së njoftoi se një person ka marrë kartën e identitetit të tjetrit dhe ka votuar në vend të tij.

Ndërsa në Radovish është raportuar se personi P.I nga ky fshat ka ofruar para personit F.B për votë, kurse në SPB Manastir, personi E.E ka denoncuar se persona të panjohur i kanë ofruar para për votë.

Në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB), Tetovë është denoncuar se në SHF “Koco Racin” në fshatin Brvenicë, ka pasur disa persona të panjohur të cilët kanë regjistruar qytetarët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button