LIVE në çdo minutë: në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020

Maqedonia e Veriut nga ora 07 deri në 21.00, më 15 korrik 2020, e mërkurë, votoi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut 2020, njofton Portalb.mk. Në garë garuan 15 koalicione e parti me 1578 kandidatë për deputetë. Të drejtë vote kishin 1.814.263 qytetarë. Për gjithë procesin, Portalb.mk me gazetarët në terren, ka informuar me lajmërime të drejtpërdrejta – online në faqen e Facebook-ut.

16.07.2020

15.07.2020

3.23 – RMV, këto janë rezultatet prej 99.39 përqind të votave të numëruara

2.32 – Zaev: Nga fletëvotimet e numëruara, kemi fituar 49 deputetë (VIDEO)

2.29 – RMV, këto janë rezultatet prej 97.75 përqind të votave të numëruara

1.56 – RMV, këto janë rezultatet prej 93.96% të votave të numëruara

1.43 – Nga 90 për qind e votave të numëruara: LSDM 272.881 vota, VMRO-DPMNE 262.168, BDI 86.816, ASH- AA 66.193 vota

01.40 – DREJTPËRSËDREJTI, Zaev mban konferencë për shtyp (VIDEO)

01.30 – Pres konferencë e KSHZ-së (DREJTPËRDREJT)

01.15 – KSHZ: LSDM 36,27, VMRO-DPMNE 34,89, BDI 11,37, ASH-AA 8,67 përqind

01.14 – VMRO: Presim të hyjmë në garë për të formuar qeveri (VIDEO)

00.40 – KSHZ: LSDM 36,48, VMRO-DPMNE 35,47, BDI 10,73, ASH dhe AA 8,41 përqind

00.23 – Nikollovski: LSDM udhëheq me dy mandate, Koalicioni “Mundemi” është fitues (VIDEO)

00.20 – KSHZ: LSDM 36.9, VMRO-DPMNE 35.9, BDI 10.18, ASH-AA 7.96 për qind

00.09 – LSDM duke festuar, VMRO-DPMNE-ja ne heshtje (VIDEO)

00.00 – KSHZ: LSDM 36.9, VMRO-DPMNE 35.9, BDI 10.18, ASH-AA 7.96 për qind

23.46 – Ali Ahmeti: BDI ka fituar (VIDEO)

23.45- ASH-Alternativa: Jemi në epërsi në shumicën e komunave në Njësinë 6 (VIDEO)

23.40 – RMV, ueb faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk funksionon, por rezultatet mund të ndiqen

23.30 – Drejtpërsëdrejti nga selia e koalicionit ASH-AAA, konferenca e dytë (VIDEO)

23.20 – Prokuroria Publike: Procesi zgjedhor në atmosferë të qetë, pa parregullsi më të mëdha (VIDEO)

23.15- Drejtpërsëdrejti nga selia e BDI-së: Naser Ziberi jozyrtarisht shpalli fitore (VIDEO)

23.00 – RMV, ueb faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk funksionon! 

22.57 – Çulev: Zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike

22.35 – Drejtpërsëdrejti nga selia e BDI-së: Osmani shpalli fitore me 50% të votave të numëruara (VIDEO)

22.34 – Janushev nga selia e VMRO-së: Qytetarët dënuan pushtetin duke na votuar neve (VIDEO)

22.00 – Zgjedhjet parlamentare në RMV, dalja përfundimtare e votuesve krahasuar me zgjedhjet e vitit 2016-të (Infografik)

21.35 – Drejtpërsëdrejti nga Prokuroria e RMV-së, flet Xhelal Bajrami (VIDEO)

21.35 – Konference shtypi nga LSDM-ja pas mbylljes së vendvotimeve (Drejtpërdrejt)

21.35 – Drejtpërsëdrejti nga selia e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa (VIDEO)

21.15 – Drejtpërsëdrejti nga selia e BDI-së: Presim fitore të madhe (VIDEO)

21.05 – Deklarata e Zoran Zaevit pasi votoi në Strumicë

21.04 – Deklarata e Afrim Gashit pasi votoi në Hasanbeg

21.03 – Deklarata e Hristijan Mickoskit pasi votoi në Shkup

21.02 – Deklarata e Bilall Kasamit pasi votoi në Tetovë 

21.01 – Deklarata e Ziadin Selës pasi votoi në Strugë

21.00 – Deklarata e Ali Ahmetit pasi votoi në Zajaz

21.00 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 20:30

21.00 – RMV, u mbyllën kutitë e votimit, filloi numërimi i votave

20.25 – MOST: Parregullësi në një vendvotim në Kërçovë

19.35 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 19:00 dhe krahasimi me vitin 2016 (Infografik)

19.28 – Alsat: Në Llojan votimi vazhdon pas orës 21:00

19.20 – CIVIL: Një rast i lajmeve të rreme, shënohen disa raste të reja të parregullsive zgjedhore

19.10 – RMV, një qytetar është arrestuar pasi e ka fotografuar fletëvotimin

19.00- Kjo është dalja e votuesve deri në orën 17:00 në Tetovë

18.42: Policia raportoi për arrestime dhe parregullsi të reja zgjedhore

17.48: Dalja e votuesve deri në orën 17:00 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2016-të (Infografik)

17.42: Prokuroria: Deri në ora 17:00 janë regjistruar 10-të parregullsi zgjedhore që kanë ndodhur sot

17.26: 1,000 denarë një të sëmuri për të votuar për një parti të caktuar, raportoi policia

16.19: Dalja e votuesve deri në orën 15:00

15.50: Presidenti Pendarovski votoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

15.27: MOST: Nuk janë vërrejtur parregullsi, ja si qëndron dalja e votuesve sipas metodës tonë të numërimit

15.18: Tetovë, nuk ka parregullsi zgjedhore, votuesit i respektojnë masat kundër virusit korona

14.04: Civil: Këto janë vërejtjet tona më të reja, ka parregullsi nga më të ndryshmet

13.42: Dalja e votuesve deri në orën 13:00 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2016-të (Infografik)

13.40: RMV, Prokuroria raportoi për parregullsi, blerje të votës, propagandë partiake dhe transport i organizuar i votuesve

13.16: Deri tash në MPB janë regjistruar raste të agjitimit, grafite të paligjshme, ofrim të parave për votë, 1 i arrestuar

12.38:Civil raportoi 18 raste të reja të parregullësive zgjedhore

12.20: KSHZ: Deri në orën 11 kanë votuar 13,6%

11.35: RMV, Policia ka regjistruar 8-të parregullsi gjatë heshtjes parazgjedhore

11.35: Maqedonia e Veriut: Nëse i bëni këto veprime gjatë zgjedhjeve, do të dënoheni me burg ose me para

10.03: Dalja e votuesve deri në orën 10:00 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2016-të (Infografik)

09.55: Civil: Pjesëmarrje e madhe në vendvotime në orën e parë të votimit

09.43: Most: Vendvotimet janë të hapura dhe votimi po zhvillohet në përputhje me protokollet shëndetësore

09.37: Historiku i fituesve të zgjedhjeve parlamentare në RMV që nga vitit 1990 deri në vitin 2020

09.29: Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet parlamentare në RMV 1990-2016 (Infografik)

09.27: Në këto zgjedhje kemi votues më shumë se sa në ato të vitit 2016-të kur “kishte votues fantomë” (Infografik)

09.16: RMV, Vendvotimet të hapura në kohë, votimi pa kurrfarë probleme

09.12: RMV, U hapën vendvotimet në rajonin e Pollogut, 184,132 qytetarë me të drejtë vote

09.06: RMV, U hapën vendvotimet në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

08.58: RMV, Në shtatë zyra të Ombudsmanit linja telefonike për paraqitje të shkeljeve të të drejtave zgjedhore

08.53:RMV, Në votim patjetër duhet të mbahet maskë, vendvotimet janë dezinfektuar

08.47: Në Dibër dhe Qendër Zhupë në kohë janë hapur të gjitha vendvotime

08.41: RMV, Votohet në 3.480 vendovotime

08.36:RMV, Zgjedhjet do t’i ndjekin 2.709 vëzhgues vendorë dhe të huaj

08.33: RMV, Në garën për deputetë 1.578 kandidatë dhe 15 koalicione dhe parti

08.28: Gjashtëdhjetë gazetarë të huaj të akredituar për raportim nga zgjedhjet

08.24: RMV, Të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë

07:00 RMV, sot zgjedhje parlamentare, ditë jopune për të gjithë qytetarët

Kush mund të votojë?

Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në certifikatën nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi kryhet personalisht.

Përveç letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme për votim nuk pranohen dokumente tjera si patenta e shoferit, libreza shëndetësore, legjitimacion i nxënësve dhe studentëve etj.

Nuk guxon të votojë votuesi i cili do të refuzojë të nënshkruajë në Listën zgjedhore dhe i cili nuk do të lejojë t’i vendoset spërkatës pa ngjyrë.

Votohet pas paravanit për votim, me rrethimin e numrit rendor para parashtruesit të listës së kandidatëve edhe atë vetëm me stilolaps me ngjyrë të kaltër. Përderisa votuesi gabon nuk do të marrë fletëvotim tjetër. Fletëvotimi i palosur vendoset në kutinë zgjedhore. Nuk guxon të lejohet që votuesi ta lëshojë vendvotimin pa e vendosur fletëvotimin në kuti.

Pas një paravani për votim është e lejuar të ketë një votues përveç në rast kur votuesit i nevojitet ndihmë. Personat me aftësi të kufizuara dhe analfabetizëm sipas Kodit zgjedhor kanë të drejte me vete të marrin një person i cili do t’ju ndihmojë gjatë votimit.

Votimi familjar dhe grupor dhe votimi në emër të tjetrit është i ndaluar

Prishja e sekretit të votimit është vepër penale në Republikën e Maqedonisë. Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet e drejta e sekretit të votuesve. Është e ndaluar edhe votimi grupor dhe votimi në emër të tjetër kujt. Anëtarët e bordeve zgjedhore janë të obliguar t’i pengojnë tentimet eventuale për prishjen e sekretit të votimit. votimi familjar dhe grupor në emër të tjetër kujt do të thotë shkelje e të drejtës zgjedhore paraqesin bazë për prishjes së sekretit të votimit dhe mund të sjellin deri në anulimin e zgjedhjeve.

Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të përpunojë kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një mijë deri në tre mijë euro në kundërvlerë të denarit. Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.

Votimi përfundon në orën 21:00

Vendvotimi mbyllet në orën 21:00, ndërsa personat të cilët kanë qenë në objekt do t’ju mundësohet të votojnë.

Ndërprerje të votimit mund të ketë përderisa në vendvotim prishet rendi derisa ai nuk vendoset, në rast të motit të keq dhe rrethanave tjera të jashtëzakonshme, nëse kalimin deri te vendvotimi nuk e siguron policia dhe për këtë ka pasur nevojë dhe përderisa policia është thirr dhe nuk i është përgjigjur thirrjes.

Nëse i bëni këto veprime gjatë zgjedhjeve, do të dënoheni me burg ose me para

Dënime të larta me para dhe burg parashihet për rastet e shkeljeve të rregullave të procesit zgjedhor të 11 dhjetorit të këtij viti, njofton Portalb.

  • Prej 3 deri më 6 vjet burg do të dënohet personi i cili pengon për të votuar, mbajtje të armës dhe detyrim për votim.

  • Personi i cili e fotografon votën e tij do të dënohet nga 300 deri më 100 euro.

  • Deri më 500 euro është dënimi nëse mbani simbole në vendvotimin.

  • Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të merr kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një 1.000 deri në 3.000 euro.

  • Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.

  • Dënime të mëdha me para Kodi Zgjedhor parasheh edhe për partitë politike dhe për mediat të cilat nuk i përmbahen Kodit Zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button