Rusi, mbi 746 mijë raste me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është rritur në 746.369 ndërsa ai i të vdekurve në 11.770, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.422 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 746.369 numrin e rasteve.

Me 156 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 11.770 numri i viktimave ndërsa me 10.424 të shëruar ka arritur në 523.249 numri i të shëruarve në vend.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi ka vazhduar të jetë në 0.9 për qind ndërkohë tek 26.6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 628 raste të reja është rritur në 231.270 numri i rasteve ndërsa me 29 vdekje u rrit në 4.234 numri i viktimave.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 258 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 23.7 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button