Shqipëri, filloi rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit, Veliaj: Tirana ngrihet bashkë
Më 26 nëntor të vitit të shkuar, Ardjanit ashtu si edhe shumë qytetarëve të tjerë iu duk sikur iu përmbys bota kur tërmeti i fortë ia bëri shtëpinë të pabanueshme.
Lajmin e dha vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar pamjet nga fillimi i punës për rindërtimin e banesës së dëmtuar në nëntor, transmeton TCH.
“Shtëpia e familjes Allaraj është një ndër 200 banesat individuale në grupin e parë që do të rindërtojmë me ndihmën e qeverisë. Tirana ngrihet BASHKË! Forca”, thekson Veliaj në mesazhin e tij.
Krahas rindërtimit të rreth 800 shtëpive nga e para, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër dhe rindërtimin e disa pallatave të dëmtuar si dhe ka filluar dhënien e dëmshpërblimeve të plota për mijëra familje që pësuan dëme më të lehta.