Zuckerberg dhe Gates i bashkohen lëvizjes për të mësuar kodimin

Kohë më parë, programimi është quajtur poezia e shekullit 21 dhe tani janë duke u bërë përpjekje që kjo shkathtësi të përqafohet sa më tepër, duke mos kursyer njerëz të grupmoshave të ndryshme, apo ata të cilët mund të mos jenë të dhënë pas shkencave kompjuterike.

Kështu, shefi ekzekutiv i ndërmarrjes Facebook, Mark Zuckerberg, Bill Gates, basketbollisti Bosh, artisti i hip-hopit, Will.i.am, themeluesi i rrjetit Twitter, Jack Dorsey dhe të tjerë janë bashkuar në një video në YouTube, kanë provuar që të nxisin angazhimin e studentëve dhe profesorëve të tyre, duke u paraqitur programimin si një veprimtari shumë të nevojshme për jetë, për shkak të përfitimeve të shumta që mund të ketë për ata që e mësojnë, ku përveç të tjerash bëhet edhe ndërrimi i procesit të të menduarit.

Videoja drejtohet nga Lesley Chilcott, që është prodhues filmi i cili prodhoi po ashtu dokumentarët e quajtur si “Një e Vërtetë e Papërshtatshme” dhe “Duke pritur për Supermenin”.

Ajo që mundohet të paraqitet me atë të video është që të kodosh nuk duhet të jesh gjeni. Në mesin e atyre që u paraqitën në video ishte edhe Drew Houston, i cili është bashkë-themeluesi i shërbimit për cloud, Dropbox, i cili tha që “[Kodimi] është gjëja më e afërt që e kemi për një superfuqi”.

I themeluar nga vëllezërit dhe ndërmarrësit, Hadi Partovi dhe Ali Partovi, Code.org operon përgjatë vizionit që çdo student duhet ta ketë mundësinë që të kodojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button