fbpx

Opozita protestoi para Ministrisë për punë dhe politikë sociale

Fronti opozitar për ardhmëri, sot mbajti protestë para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, për të cilën thonë se është edhe një shembull, ku institucionet, në vend që të jenë në funksion të qytetarëve, ato janë vënë në funksion të partisë në pushtet.

“Kjo është shumicë partiake për papunësi, varfëri, papunësi sociale. Republika e Maqedonisë gjendet në kulmin evropian sipas përqindjes së papunësisë. Papunësia zyrtare prej 32 për qind na bën rekorderë të turpshëm, dhe regjimi, në vend që, siç premtoi, të ofrojë politikë serioze të zhvillimit ekonomik që do të hapë vende të reja të punës, ata vendosin që problemin e papunësisë ta zgjidhin me politikë shkruaj-fshi, me fshirje nga evidenca e armatës së madhe të papunësuarve”, deklaroi deputetja e LSDM-së, Vesna Bendevska.

Ajo akuzoi se pushteti nuk ka përgjigje për përqindjen e madhe të papunësisë te të rinjtë të cilët largohen nga shteti, se shtatë vjet nuk është zgjidhur problemi me falimentuesit, se u është shkurtuar në një vit e gjysmë kompensimi personave të shpallur për tepricë teknologjike, ndërsa e rëndë ishte edhe gjendja në politikën sociale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button