RMV, Në shtatë zyra të Ombudsmanit linja telefonike për paraqitje të shkeljeve të të drejtave zgjedhore

Në Zyrën e Avokatit të Popullit sot në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ora 7:00 deri në ora 21:00, do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së votimit, transmeton MIA.

Nga Shërbimi për shtyp i Avokatit të Popullit njoftojnë se të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit, në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, do të jenë të hapura për qytetarët, me qëllim që t’u ndihmohet atyre në realizmin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore

Përveç linjës falas, qytetarët do të munden për mbrojtjen e të drejtave të tyre, të telefonojnë edhe në numrat e mëposhtëm: Tetovë: 044 344-082, Strumicë: 034 329- 996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488.

“Avokati i Popullit do të mbrojë të drejtat e qytetarëve duke ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të detyruara të ofrojnë mbrojtje të të drejtave të tyre të garantuara”, komunikuan nga shërbimi për informim.

Avokati i Popullit thekson se e drejta e votës është e garantuar me kushtetutë si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk duhet të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, ndërsa shkelja e lirisë së përcaktimit të votuesve dhe shkeljeve të tjera të së drejtës së votës janë vepra të dënueshme.

Gjithashtu, Avokati i Popullit u bën thirrje të gjithë faktorëve në procesin zgjedhor që t’i respektojnë protokollet shëndetësore të caktuara për mënyrën e votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button