RMV, Votohet në 3.480 vendovotime

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare zhvillohen sipas modelit proporcional në 3.480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, transmeton MIA.

Në 90 vendvotime në vend ka më pak se 10 votues dhe sipas Kodit zgjedhor, këta votues do të mund të votojnë në vendvotimin më të afërt.

Sipas Listës zgjedhore të përfunduar, 1.814.263 qytetarë kanë të drejtë të votojnë. Nga këto, një milion 729 mijë e 189 persona janë regjistruar në certifikatat e Listës zgjedhore. Në certifikatat e veçanta zgjedhore janë
regjistruar 83.054 persona që kanë emigruar ose janë duke punuar jashtë vendit. Në listën e veçantë zgjedhore, janë regjistruar 1.657 votues për persona në burg dhe paraburgim, në shtëpitë e personave të moshuar 357 dhe gjashtë persona janë regjistruar si persona të zhvendosur brenda vendit.

Për votim në diasporë KSHZ-ja i ka pranuar aplikimet e 6.096 qytetarëve. Meqenëse numri i kërkesave të pranuara është më i vogël se numri i votave me të cilat u zgjodh një deputet në zgjedhjet e vitit 2016, KSHZ-ja vendosi të mos votojë në misionet diplomatike dhe konsullore sipas listave të paraqitura të kandidatëve për deputetë në NJZ 7. Të drejtën e tyre të votës qytetarët nga diaspora do të mund ta realizojnë nëse votojnë në vendvotimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button