RMV, Zgjedhjet do t’i ndjekin 2.709 vëzhgues vendorë dhe të huaj

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do t’i ndjekin 2.708 vëzhgues vendorë dhe të huaj, transmeton MIA.

Për monitorim të zgjedhjeve, akreditime nga KSHZ-ja kanë marrë gjithsej 2.551 vëzhgues dhe organizatorë vendorë dhe 158 të huaj.

Nga vendorët më të shumtë nga të OJQ MOST 1.254, të AKSIOS 2017 – 830, Civil – Qendra për liri – 315, Inkluziv – Kumanovë 86, Qendra kombëtare rome – Kumanovë- 38 dhe Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare – Ohër – 15, Së bashku mundemi – Gostivar 9 dhe Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim -4.

Mes vëzhguesve ndërkombëtarë të akredituar sipas informacioneve të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, 26 janë nga OSBE/ODIHR, Ambasada e SHBA-së do të ketë 41, delegacioni i BE-së 13, IFES 4, Ambasada e Francës 13 Ambasada e Hungarisë 10, e Gjermanisë dhe e Britanisë së Madhe nga 7, e Italisë 6, e Kroacisë dhe e Suedisë nga 3, e Bullgarisë, e Malit të Zi, e Kosovës dhe e Çekisë nga 2 dhe ambasadat e Holandës, Kanadasë, BeH-së nga një vëzhgues, ndërsa katër do të ketë edhe Shoqata ndërkombëtare për të drejtat
e njeriut.

Për raportim nga zgjedhjet deri më tani janë akredituar edhe gjashtë gazetarë të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button