RMV, Në garën për deputetë 1.578 kandidatë dhe 15 koalicione dhe parti

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të votojnë për listat e kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive me gjithsej 1.578 kandidatë, nga të cilët 903 janë burra dhe 675 gra. Sipas të dhënave statistikore të KSHZ-së, sipas moshës më shumë ose 795 janë mes 30 dhe 49 vjeç, transmeton MIA.

Zgjedhja bëhet duke rrumbullakuar numrin rendor përpara listave të kandidatëve në fletëvotim, rendi i të cilëve u përcaktua me short.

Partitë në fletëvotim do të kenë numrat rendor si vijon:

1 – Partia Demokratike e Shqiptarëve – PDSH
2 – Partia Politike Demokratë
3 – LSDM dhe koalicioni “Mundemi”
4 – E Majta
5 – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
6 – Votë për Maqedoninë
7 – Unioni Demokratik Qytetar – UDQ
8 – Integra
9 – Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI
10 – Unioni Social Demokratik – SDU
11 – Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedonia – Maqedonia e Vetme
12 – MORO Partia e Punëtorëve
13 – Partia e Popullit Rom
14 – VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë”
15 – Partia juaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button