RMV, Të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë

Në zgjedhjet e dhjeta parlamentare të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë.

Prej tyre në certifikatat e Listës zgjedhore janë regjistruar 1.729.189 persona. Personat të cilët janë zhvendosur ose punojnë jashtë vendit në certifikata të veçanta zgjedhore janë 83.054, ndërsa në listën e veçantë zgjedhore për personat në burg dhe në paraburgim janë regjistruar 1.657 votues, në shtëpitë e pleqve 357 dhe gjashtë persona llogariten si të zhvendosur brenda vendit, transmeton MIA.

Në Listën zgjedhore përmbahen edhe persona të cilët deri në ditën e zgjedhjeve do të mbushin 18 vjet, të gjithë persona të cilët nga muaji shkurt kanë kërkuar ndryshim të letërnjoftimit ose pasaportës, ndërsa i kanë marrë
dokumentet personale në konkludim me hyrjen në fuqi të dekretit të fundit të 15 qershorit të këtij viti, si dhe shtetasit tanë të cilët nëse udhëtojnë në vend në ditën e zgjedhjeve do të mund të votojnë. Votimin do të mund ta realizojnë vetëm ata persona me letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme.

Lidhur me njësitë zgjedhore numri mesatar i votuesve të regjistruar është 302.377 votues të regjistruar. Më shumë votues ka në Kumanovë ku ka 93.603 votues, Manastir 81.607 votues, Aerodrom 66.525 votues, Butel 33.278 etj. Komuna me më shumë votues janë Vevçani 2.062, Konçe 2.724, ndërsa më e vogël është Lozovo 1.997 votues.

Në 90 vendvotime në vend ka më pak se 10 votues dhe sipas Kodit zgjedhor, këta votues do të mund të votojnë në vendvotimin më të afërt. Në Makedonski Brod ka 11 vendvotime të tilla, në Probishtip shtatë, ndërsa në Prilep 13 etj.

Qytetarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të zgjedhin mes kandidatëve të 15 partive dhe koalicioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button