fbpx

Sindikalistja meksikane shpërdoroi 200 milionë dollarë

Është arrestuar nën akuzat për korrupsion, Elba Esther Gordillo, udhëheqësja e Unionit të punëtorëve të Arsimit në Meksikë, që njihet ndryshe si gruaja më e fuqishme në këtë vend. Gordillo, e cila e udhëheq unionin prej 1.5 milion anëtarësh, akuzohet se ka keqpërdorur rreth 200 milionë dollarë nga fondi i Unionit për përdorime private. Deri më tash askush nga ekipi i saj nuk i është përgjigjur akuzave, por në të kaluarën ajo kishte mohuar të ketë keqpërdorur fondet për llogari personale.

Arrestimi u bë pas reformave të mëdha të bëra në sistemin e arsimit në Meksikë. Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, i nënshkroi reformat, që kanë për synim ndryshimin e sistemit të dominuar nga Gordillo, ku pozita e profesorëve mund të shitej ose të trashëgohej./ KohaNet

Lajme të ngjashme

Back to top button