Mjeku rreh motrën medicinale në Spitalin e Gostivarit

Personeli mjekësor nga departamenti i neuropsikiatrisë në Spitalin e Gostivarit ka kërkuar asistencë policore, pas kolegu i tyre, mjeku 43 vjeçar A. J. e ka rrahur 18-vjeçaren D. A. e cila ka punuar si motër medicinale në këtë departament të spitalit. 

Nga policia thonë se A. D. ka qenë në punë praktike në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit së bashku me koleget e saja. Në një moment, mjeku A. J. ka filluar zënkë me motrën e re medicinale, dhe ka filluar ta rrahë, e ka hequr zvarrë nëpër dysheme, e pastaj e ka përzënë dhe e ka urdhëruar të mos hyjë në departament. Pasi ka arritur në vendin e ngjarjes, policia ka marrë deklarata nga palët e përfshira në në rrahje dhe ka filluar hetimin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button