Ambasada britanike mirëpret rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë tha se mirëpret vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka kërkuar nga palët që dialogut t’i qasen pozitivisht në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme, transmeton Telegrafi.

“E mirëpresim vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të BE-së. Ne nxisim të gjithë që t’i qasen pozitivisht bisedimeve të rifilluara me qëllimin për një marrëveshje të qëndrueshme për normalizim, për të përmirësuar jetët e njerëzve të zakonshëm dhe të forcojë stabilitetin rajonal”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button