Deputetët vazhdojnë përplasjet, s’ka vota mbi ligjin për pandeminë

Orë të tëra debat e përplasje dhe sërish Kuvendi nuk ka pasur vota të mjaftueshme për të çuar përpara projektligjin për pandeminë, transmeton Koha.net.

Dy rezoluta të propozuara, një nga Vetëvendosje e tjetra nga PDK-ja, që synonin miratimin në procedurë të përshpejtuar të projektligjit, dështuan të votoheshin në mungesë kuorumi.

Megjithatë, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, njëherësh propozuese e projektligjit, u ka kërkuar dy partive që t’i harmonizojnë rezolutat në një të vetme.

Për 4 orë rresht, debati në Kuvendin e Kosovës mbi menaxhimin e pandemisë u shndërrua në përplasje mes pozitës e opozitës se kush është testuar për COVID 19 dhe kush ishte i privilegjuar në këto testime.

Përplasjet vazhduan edhe për mënyrën se cila qeveri e kishte menaxhuar më mirë situatën me pandeminë.

U desh ndërhyrja e ministrit të Shëndetësisë për të qetësuar debatin mbi testimin e deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë brenda kuvendit.

Armend Zemaj tha se janë dy lista të cilat i janë dërguar IKSPHPK-së.

Por, propozimi i amendamentit të Osmanit për ndarjen e 3 milionë euro për blerjen e maskave për qytetarët e vendit, gjithashtu ka shkaktuar përplasje në Kuvend mes LDK-së e Vetëvendosjes.

Keqmenaxhimi siç u tha, me situatën me pandemi bëri që VV-ja t’i kërkojë PDK-së votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Hoti.

Seanca e sotme parlamentare mbi menaxhimin e pandemisë COVID-19 ishte vazhdim i seancës së një dite më parë, në të cilën ishte ftuar për raportim kryeministri Avdullah Hoti mbi menaxhimin e pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button