Stavrevski: Ua shtrimë dorën, por është dëm që LSDM-ja solli një vendim të keq

Ua shtrimë dorën, por është dëm që LSDM-ja solli një vendim të keq, tha zëvendëskryeministri dhe ministri për financa, Zoran Stavrevski, duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarëve në lidhje me vendimin e partisë më të madhe opozitare që t’i bojkotojë zgjedhjet edhe përkundër ndryshimeve të fundit të Kodit zgjedhor.

“Ua shtrimë dorën, por është dëm që LSDM-ja mori vendim të keq. Megjithatë, deri të dielën ka edhe disa ditë. Besoj se do të mendojnë mirë për atë që të sjellin vendim të drejtë dhe të mos futet vendi në krizë të panevojshme politike, që të mos krijohen probleme dhe të mbetemi në rrugën e integrimeve euroatlantike, në zhvillimin e ekonomisë dhe t’u ofrojmë qytetarëve program dhe projekte në bazë të së cilave do të kenë mundësi të marrin vendim adekuat”, deklaroi Stavreski

Në pyetjen e gazetarëve se a presin që disa nga kandidatët për kryetarë komunash të dorëzojnë lista edhe përkundër vendimit të KQ të LSDM-së, Stavreski potencoi se është detyrë e tyre që të krijojnë kushte dhe të mundësojnë, edhe pse afatet zgjedhore po rrjedhin, me ndryshimet e bëra në Kodin zgjedhor, që opozita në tërësi të dorëzojë kandidaturë, e a do të ndodhë kjo varet nga ata. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button