fbpx

Lista me të dhënat personale të 250 personave janë gjetur në shtëpinë e 35 vjeçarit, deklaroi Çulev

Naqe Çulev, ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut, sot foli për parregullsitë zgjedhore, duke paralajmëruar se do të ketë sanksione për personat që pengojnë procesin zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

“Rasti i parë në SPB Veles, ku dje nga punonjësit policorë është kryer kontroll në shtëpinë e 35 vjeçarit A.M., gjatë së cilës është gjetur dhe marrë një telefon mobil dhe disa fleta të fletoreve tek të cilat kishte listë me rreth 250 persona me të dhënat personale dhe numrat amë”, deklaroi Çulev.

Ai sqaroi se Prokuroria themelore publike-Veles ka arrestuar personin, si të dyshuar për “Ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”, bazuar në nenin 162 nga Kodi Penal.

Ministri theksoi se personat në listë dyshohen se do të merrnin mjete financiare në këmbim të votës.

LEXO: Vëzhgim i CIVIL-it: Në 24 orët e fundit intensifikohet shkelja e heshtjes zgjedhore dhe parregullsi tjera

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button