Christopher Yvon, urgjentisht tejkaloni krizën politike, po rrezikoni BE-në

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Christopher Yvon, ka porositur që në një afat sa më të shpejtë të zgjidhen dallimet mes pozitës dhe opozitës, sepse kjo krizë e thellë politike Maqedoninë nuk e shpien në BE.

‘E një rëndësie të madhe është që këto mospajtueshmëri politike të zgjidhen sa më shpejtë që është e mundur, bëhet fjalë për zgjidhje urgjente të problemeve sepse nësë kjo nuk do të ndodh, do të ishte keq nëse rrezikohet rruga evropiane e Maqedonisë, ndërsa ne si Britani e Madhe jemi këtu që vazhdimisht ta nxisim vendin në rrugën e saj drejtë BE, dhe apelojmë që kjo sa më shpejtë të zgjidhet’ porositi Yvon.

Britania e Madhe Maqedoninë e sheh si vend anëtare i Bashkimit Evropian në të ardhmen dhe është përkrahës i fuqishëm i këtyre aspiratave.

‘Ne gjithmonë sinqerisht shprehim keqëardhje për cilëndo anë që tregon qëndrim për bojkotim të zgjedhjeve, kjo është aspekti i parë. Aspekti i dytë është e nevojshme të vazhdojnë përpjekjet në drejtim të përforcimit të mëtejshëm të procesit demokratik dhe në drejtim të zgjidhjes së gjendjes aktuale’ tha Yvon.

Këto Komente Yvon i ka bërë gjatë prezantimit të fazës së katërt të projektit që po realizojnë me MASH-in për njohjen e kualifikimeve arsimore nëpër botë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button