4 arsyet pse lexojmë horoskopin sa herë që gjërat na shkojnë keq

Kur gjërat kthehen në drejtim të gabuar, horoskopi bëhet një burim shpëtimi! Horoskopi është pak a shumë si çështja e fatit: të gjithë thonë se nuk ndikohen prej tij, por kur përjetoni momente pasigurie është një nga gjërat e para që fajësoni, transmeton Class.

Nga ana tjetër, ne të gjithë gjejmë në shenjën tonë zodiakut të paktën disa nga karakteristikat që na pasqyrojnë. Dhe kjo na bën të besojmë se duke e lexuar atë ne do të gjejmë të paktën disa të vërteta. Kështu, horoskopi bëhet një mjet për të parashikuar se çfarë do të bëhet me ne për atë javë ose ditë, dhe ne jemi udhëhequr ta bëjmë atë veçanërisht kur gjërat shkojnë keq…Ne ju sqarojmë nga ana psikologjike se pse ndodh ky fenomen, pra që sa herë gjërat na shkojnë keq lexojmë ose fajësojmë horoskopin?

Horoskopi na bën të besojmë se kemi kontroll mbi atë që na ndodh

Kur gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur, ne ndiejmë kontrollin që na rrëshqet nga duart. Ne nuk e kishim parashikuar atë katastrofë dhe kështu duhet të kapemi pas diçkaje që mund të na japë pak shpresë. Çfarë është më e mirë se horoskopi? Në ato rreshta do të dimë se me siguri do të gjejmë një fjalë të mirë që mund të na gëzojë ose të kemi iluzionin të dimë se sa më gjatë do të duhet të vazhdojmë.

Ne duam të parashikojmë të ardhmen
Askush nuk e di se si ta parashikojë të ardhmen, por janë vetëm disa gjëra që shkojnë keq për ne që duhet të dimë më shumë për nesër. Meqenëse nuk kemi topin e qelqit që do të zbulojë se çfarë do të bëhet me ne, horoskopi bëhet mënyra e vetme për të parë në të ardhmen. Për këtë arsye ne do të “gërmojmë” për lajme të mira duke u hedhur nga horoskopi në horoskop.

Do të donim të lexonim mendimet e të tjerëve

Një arsye tjetër për të lexuar një horoskop kur gjërat shkojnë keq është nevoja për të lexuar mendjet e të tjerëve. Kush nuk ka lexuar të paktën një herë të vetme në jetë horoskopin e tij/saj të shenjës përkatëse? Dhe nëse keni ndonjë konflikt të vazhdueshëm, ose ndoshta jeni ndarë dhe po shpresoni për rikthimin e tij, një vështrim në horoskopin e tij kthehet në domosdoshmëri. Kjo nganjëherë mendohet të jetë mënyra e vetme për të kuptuar se çfarë po ndodh në mendjen e tij.

Ne duam të fajësojmë diçka

Ne lexojmë horoskopin për të kuptuar vështirësitë tona dhe për të shpjeguar sjelljen e të tjerëve. Kur gjërat shkojnë keq dhe ne lexojmë se kemi Saturnin kundër nesh, ne marrim frymë lirisht. Më në fund kemi gjetur një arsye për të gjithë atë seri ngjarjesh fatkeqe dhe mund të çlirohemi nga përgjegjësitë që duhet të bëjmë diçka për të përmirësuar pozicionin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button