Orav: Nuk mendoj se bojkoti është një hap i mirë

Ngjarjet që ndodhën më 24 dhjetor nuk ishin të mira, por gjithashtu nuk mendoj se bojkoti i zgjedhjeve është hap i mirë, deklaroi sot euroambasadori Aivo Orav, duke e komentuar vendimin e fundit opozitës. 

Ai theksoi se këtë vit ekziston një dritare e mundësive për liderët politikë që të gjejnë zgjidhje për të dalë nga kriza politike.

“Nëse kjo nuk ndodh, ka rrezik të madh, si për liderët politikë ashtu edhe për qytetarët”, thotë Orav. 

Ai thotë se shpreson se më 24 mars do të jetë një datë e mirë për historinë e vendit tonë dhe shton se të gjithë duhet të punojnë që të realizohet ajo.. 

“Shpresoj se këto zgjedhje do të kalojnë pa incidente si ato në vitin 2011. Më vjen mirë që OSBE/ODIHR-i dërgoi një mision të madh për monitorim të këtyre zgjedhjeve”, deklaroi Orav, pas takimit që e pati sot me kryetarin e Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, i cili është kandidat i partisë në pushtet për funksionin e njëjtë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button